Flash News

Ditari i Opozitës

Shtyhet seanca për Sali Berishën, arsyeja

Shtyhet seanca për Sali Berishën, arsyeja

Seanca për vendimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha është shtyrë për ditën e nesërme në orën 11:00.

Mësohet se avokatët kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes Irena Gjoka pasi pretendojnë për njëanshmëri nga ana e saj në procesin në ngarkim të Berishës.

Kujtojmë që SPKA ka kërkuar për Sali Berishën caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, kjo pasi kryedemokrati nuk e ka njohur vendimin e gjykatës që të paraqitej të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte ndjekur rruga parlamentare.

Kërkesa e SPAK u dorëzua në Gjykatën e Posaçme pasi Kuvendi i dha autorizimin Prokurorisë Anti-Korrupsion për heqjen e imunitetit të deputetit të Sali Berishës.

Të fundit