Flash News

Ditari i Opozitës

“Si burri-burrit”, Berisha sfidon Ramën: Të heqim parashkrimin e veprave penale për kryeministrat

“Si burri-burrit”, Berisha sfidon Ramën: Të heqim

Ish kryeministri Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama për të hequr parashkrimin e veprave penale për kryeministrat.

Gjatë takimit me demokratët në hapje të fushatës për kreun e PD në Elbasan, Berisha tha se kur kryeministri nuk qëndron nën ligjin, ligji hidhet në erë dhe për qytetarin nuk funksionon ligji.

“ Hajde pak ta firmosim një ligj në parlament që ta heqim parashkrimin për kryeministrat, burri-burrit, kjo nismë do të ecë. Kur kryeministri nuk qëndron nën ligjin, ligji hidhet në erë dhe për qytetarin nuk funksionon ligji. Ne si parti i kemi në dorë të gjithë mekanizmat për ta transformuar, por kushti i kushtit është të bindim çdo shqiptar që interesi kombëtar është ylli ynë polar që do të na udhëheqë në çdo hap”, u shpreh Berisha.



Të fundit