Flash News

Ditari i Opozitës

Simpantizanti socialist në takimin me Berishën: Vetëm ti e sjell PD në pushtet. Ke bërë gabim që ke mbajtur gjarpërinjtë nën sqetull

Simpantizanti socialist në takimin me Berishën: Vetëm ti e sjell

Në takimin e kryedemokratit Sali Berisha me banorët e Memaliajt ishte edhe një simpatizant i PS-së. Duke u shprehur hapur kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, ai tha se vetëm Berisha mund ta rikthejë PD-në në pushtet.

Referuar Enkelejd Alibeajt, qytetari i tha Berishës se bërë gabimin më të madh që ke mbajtur gjarpërinjtë nën sqetull.

“Jam Agim Kaçi socialist 24 karat, por socialist, jo hajdut. Edi Rama na u bë peshqesh nga Fatos Nano. Ishte mirë atje ku ishte, punonte nga ato kanalet. Jetojmë keq. Këtu rinia mbahet nga pensionistët.

Më thotë djali më jep 1 mijë lek të pi një kafe, ku t’ja gjej babai?  Ka rënë Shqipëria në dorë të Elisës dhe të Taulantit. Bashkia është përtokë fare. Ka mbledhur 30-40 gra kot vërtiten. Erdhi më tha dua votën, ç'e do votën time i thashë.

Ke bërë gabimin më të madh që ke mbajtur gjarpërinjtë nën sqetull. Mos i thuaj Alibeaj atij, i thuaj Alibujku. Ku ka qafë ai të drejtojë Partinë Demokratike. Nëse Partia Demokratike do të vijë pushtet, vetëm ti e sjell. Vetëm Sali Berisha.

Shqipëria është katandisur keq. Ke shumë punë me këta kusarë. Se ky na ka vënë një taksë tani, gjynah t’ja zësh emrin në gojë. Memaliaj është në mjerim të plotë. Partinë e sjell vetëm ti në pushtet, as Alibujku e asnjë tjetër”, tha qytetari.

 

Të fundit