Flash News

Ditari i Opozitës

Skenari i protestës së radhës, Berisha: Vendos populli nëse do hyjë te veziri

Skenari i protestës së radhës, Berisha: Vendos populli nëse

Pas debateve në seancën plenare, kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë një prononcim për gazetarët në dalje të Kuvendit.

Ai foli për protestën e radhës së opozitës, ku tha se data do të vendoset brenda dy ditësh, ndërsa theksoi se skenarin e revoltës do e vendosë populli.

“Parlamenti është transformuar në një institucion që vendosin grupet kriminale, ku merren vendime në interes të grupeve kriminale.

Këtu do të vijë populli opozitar t’u thotë disa fjalë këtyre hajdutëve. Këtu është bërë një situatë e padurueshme. Sot u detyruam për mbrojtjen e tyre, të komunikojmë në FB, por kjo do jetë një gjë e zakonshme në parlament.

Ne shkojmë me fjalën, ne jemi që parlamenti të funksionojë, këta duan të kundërtën. Sot është vetëm fillimi i një beteje që do sjellë triumfin.

Populli do vijë këtu për të dhënë mesazhin. Protesta nuk është vendosur akoma, do vendoset brenda dy ditësh. A do hyjë populli te veziri? Atë e di populli.

Populli opozitar do vijë këtu patjetër. Është betejë për votën e lirë, për dinjitetin, për të ardhmen, asgjë nuk na ndalon në këtë betejë”, tha Berisha.

 

Të fundit