Flash News

Ditari i Opozitës

Soros krah Ramës në Samit, Berisha: Kongresi i SHBA të hetojë lidhjet e tij me Shqipërinë

Soros krah Ramës në Samit, Berisha: Kongresi i SHBA të

Prania e Alex Soros në Samitin për Ukrainën tërhoqi vëmendjen e mediave dhe jo vetëm. Djali i multimiliarderit George Soros është parë gjithmonë krah Ramës në takimet e tij.

Kryedemokrati Sali Berisha shtroi një sërë pyetjesh lidhur me prezencën e Soros në samitet dhe takimet që mbahen në Shqipëri me ndërkombëtarët. Berisha tha se mandati i Soros që qëndron si padron në samite, buron nga korrupsioni, pasi ai dhe i ati janë promotorët kyresorë të tij.

Berisha i bëri thirrje po ashtu Kongresit të SHBA-së të hetojë lidhjet e Soros me Shqipërinë.

“Ju jeni dëshmitarë se unë për asgjë personale, por absolutisht vetëm për ato interesa që mbrojmë së bashku, për ato ideale që ndajmë së bashku, për ato interesa kombëtare të përbashkëta, kam denoncuar fuqishëm Xhorxh Sorosin dhe Aleksis Soros.

Tani miqtë e mi, dy fjalë.

Në dy takimet, ishte si padron i vërtetë i tyre, superministri i jashtëm i Ballkanit Perëndimor, Aleksis Soros. Miq, secili nga ju, çdo shqiptar, por edhe çdo i huaj, çdo evropian, çdo amerikan, është i lutur të shtrojë një pyetje: cili është mandati i Aleksis Soros, që qëndron si padron i samiteve të rajonit? Çfarë përfaqëson mandati i tij? SHBA? Jo dhe jo? SHBA përfaqësohen nga qeveria e këtij vendi. Ndonjë qeveri evropiane? Jo dhe jo. Ata kanë përfaqësuesit e tyre? Ndonjë organizatë ndërkombëtare? Asnjë prej tyre. Ata kanë mënyrën e tyre të ndërtimit dhe të përfaqësimit. Më thoni atëherë, a patë ju aty ndonjë tjetër njeri që nuk përfaqëson mandat përveç atij?

Asnjë.

Atëherë nga vjen mandati i tij? Qytetare dhe qyetarë shqiptarë, mandati i tij vjen nga korrupsioni, vjen nga korrupsioni, vjen nga korrupsioni. Aleksis Soros dhe i ati i tij janë promotorë kryesorë të korrupsionit politik, që blejnë politikanë me qese parash.

Thirrja ime për Kongresin e SHBA, të hetojë lidhjet e tij me Shqipërinë për të kuptuar se çfarë përfaqëson Aleksis Soros. Thirrja ime për Parlamentin Europian, për Komisionin Europian, të hetojë lidhjet e tij me Shqipërinë dhe rajonin.

Nga buron mandati i tij? Si ka mundësi? Pse i shtroj unë këto? I shtroj këto se pa një mandat ai nuk mund të jetë kurrë në një samit. I shtroj se ai është faktuar një mbështetës pa kushte i Edi Ramës. I shtroj këto se lidhjet e tij me Shqipërinë flitet se janë nga më të pistat në botë”, deklaroi Berisha.

Të fundit