Flash News

Ditari i Opozitës

Sula i kthehet gardistëve: Lëpiheni për një rrogë, bëjini fresk pushtetit

Sula i kthehet gardistëve: Lëpiheni për një rrogë,

Teksa situata jashtë Kryesisë së Kuvendit u tensionua, deputeti demokrat Dashnor Sula, ka shpërthyer ndaj punonjësve të Gardës, të cilët nuk po lejonin demokratët të hynin brenda.

Sula iu drejtua gardistëve duke u thënë se po i bënin fresk pushtetit e se “po lëpiheshin” për një rrogë.

“Hapni derën se latë nam. Është turp. Deri në këtë pikë s’ma kishte marrë mendja që do kishim arritur. Po kërkojmë të na japin 100 mln euro. Po kërkojmë të na fusin në mbledhje. Diktatura derën e diktaturës. Turp të keni, lëpiheni për një rrogë. Turp të keni. E shkatërruar Shqipërinë, kanë ik të gjithë. Bëjini fresk pushtetit. Turp të keni”, tha Sula.

Garda shkaktoi tension duke mos lejuar brenda as ata deputetë të cilët nuk ishin përjashtuar.

Të fundit