Flash News
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori
Inaugurimi i Namazgjasë, Lela: Rama shkeli Kushtetutën, lejoi Erdoganin të turqizonte ceremoninë
Aksident në aksin “Koplik-Shkodër”, plagosen tre fëmijë, arrestohet i riu
Takimi i fshehtë në New York, Berisha tregon se “ç’gatuan” dyshja Rama-Vuçiç ndaj Kurtit
Kreu i demokratëve Sali Berisha ka folur për një takim të fshehtë mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Edi Rama, që sipas tij u bë në dëm të kryeministrit Albin Kurti.
I ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, Berisha tha se Rama e ka konsideruar Kurtin si njeri të demonizuar nga ndërkombëtarët dhe kërkonte bashkë me Vuçiç të justifikonte sulmin e serbëve.
“Ai kalkuloi keq. Ai kishte bërë një takim të fshehtë, sipas burimeve, me Edi Ramën, në Nju Jork dhe ai e konsideronte se Albin Kurti ishte njeriu i demonizuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe ai mashtrimet e tij, të turpshme, të krijuara në një mit dhe aspak një realitet, të terrorit që ushtrohet gjoja ndaj serbëve në komunat e veriut nga qeveria e Kosovës, që është absolutisht gënjeshtër, kanë zënë vend dhe në një farë mënyre sipas tij do të justifikonin para komunitetit ndërkombëtar këtë rebelim të serbëve të veriut të organizuar nga Beogradi”, deklaroi Berisha.
Berisha rendit edhe arsyen që sipas tij konfirmojnë bashkëpunimin e Ramës me presidentin serb.
“Ai kurrë nuk e cilësoi akt terrorist sulmin dhe vrasjes e oficerit të Policisë së Kosovës dhe plagosjen e dy të tjerëve. Së dyti nuk citoi ndonjëherë Beogradin apo Vuçiç si organizator i këtij akti. Së treti, arriti gjer në cinizmin më ekstrem, nuk shprehu ngushëllime për familjen Bonjaku dhe forcat e Policisë së Kosovës. Së fundmi, më e rëndësishmja kërkoi me urgjencë vendosjen e komunave të veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR. Ishte skenar i bashkërenduar në skenarin e fshehtë në Nju Jork”, tha Berisha.