Flash News

Ditari i Opozitës

“Tha ndiqen me GPS”, Berisha tregon bisedën me Bashën: Sqaro a ndave para me Ballën për ‘Toyota Yaris’

“Tha ndiqen me GPS”, Berisha tregon bisedën me Bashën:

Ish-kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja”  e mbajtur në Burrel ka akuzuar sërish kreun e PD Lulzim Basha se mbahet peng i kryeministrit Edi Rama.

Berisha i kërkoi kreut të PD që të sqarojë aferën “Toyota Yaris”, duke e akuzuar se ka ndarë paratë me kreun e grupit të PS, Taulant Balla.

Berisha nga Burreli: U ankua se sulmoj me fjalët e Ramës, i them nëse Rama apo cilido thotë një gjë që qëndron Berisha nuk e mohon kurrë. E vërtetë që Rama të ka përmendur ty Toyota Yaris në parlament, por është e vërtetë që mban Bashën peng.

Ndaj Basha dil e sqaro aferën e Toyota Yaris, ndave apo jo para me Ballën në atë aferë.  

Tha një ditë në parlament ntë martën se ditën e shtunë se do vijnë Toyota 5 mln euro. Ku e gjete i thashë? Më informuan tha. Eurot erdhën po nuk u kthyen. Pse nuk u kthyen eurot po erdhën pasi ti njoftove, i thashë? Më tha ndiqeshin me GPS.

Çudi i thashë kjo punë. Eurot nuk u kthyen mbrapsht, po erdhën direkt në Durrës 1 mln e gjysmë më pak.

Erdhën hetuesit belg e Basha u fshihet. Rama ti përmend se mban peng. Unë kërkoj transparencë. Tre muaj më parë e telefonova, i them: tre gjykatës Sokol Sadushi, Ervin Pupe dhe Ilir Panda kanë bërë vetting dhe dalin për burg. Më tha mos u ndje një herë se po merrem unë.

Prita një javë e nuk tha asnjë fjalë. U bashkua me Ramën në pengmarrjen e tyre. Basha shko zgjidh problemet, jep dorëheqjen që nesër dhe mos tento të dëmton pluralizmin. Përgjegjësia do jetë për Ramën e ty.

 

Të fundit