Flash News

Ditari i Opozitës

"Topalli në politik dëmton PD-në?", Basha: Kushdo që lufton Ramën është i mirëpritur nga ne

"Topalli në politik dëmton PD-në?", Basha: Kushdo
Foto Ilustruese; Basha dhe Topalli

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar vendimin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli për t’u angazhuar sërish në politikë.

I pyetur nga gazetarët se sa e dëmton kjo lëvizje forcën e tij politike, Basha u shpreh se u shpreh se “lufta ndaj kësaj qeverie duhet të jetë e pakompromis” dhe se “çdokush që lufton qeverisjen e korruptuar të Ramës është i mirëpritur në PD”.

“Çdokush që do të heqë Ramën është i mirëpritur. Dikush që mundohet të barazojë dikë si Edi Rama që ka shkatërruar Shqipërinë dhe nga ana tjetër një opozitë që ka luftuar përherë, nuk është mund të jetë e drejtë.

Nuk mund të flas dot për figura, sidomos për persona që kanë pasur vlerësim. Kjo është luftë për jetë a vdekje, kush do që të largohet Edi Rama është i mirëpritur nga ne, e kush është me qeverinë dhe korrupsionit të saj, qytetarët po i japin atë që meriton”, u shpreh Basha.

Të fundit