Flash News

Ditari i Opozitës

Urimi i BE për Ramën, Berisha: Asnjë prej rezolutave të partive të djathta që dënojnë farsën e 11 majit nuk bie

Urimi i BE për Ramën, Berisha: Asnjë prej rezolutave të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se rezolutat e miratuara nga forcat politike më të mëdha të qendrës së djathtë dhe të djathtës në Europë, të cilat dënojnë 11 majin, mbeten plotësisht në fuqi.

I pyetur për urimin që zyra e BE i drejtoi Ramës, Berisha tha se ambasadori i BE-së në Tiranë nuk përfaqëson partitë politike europiane, por institucionet e Unionit, ndaj çdo interpretim ndryshe është i pavend.

“Rezolutat nuk bien asnjëra. Ambasadori i BE-së nuk përfaqëson në detyrën e tij, organizatat e partive politike. Ai përfaqëson BE-në.

Pra këtu nuk ka asnjë lloj ngjarje të paqartë.

Rezolutat përkundrazi janë në fuqi dhe do jenë, e ju garantoj ju se farsa elektoral e Edi Ramës e dënuar tashmë nga të gjitha rezolutat ndërkombëtare të forcave politike të qendrës së djathtë dhe të djathtë, nuk do pranohet kurrë nga PD-ja”, deklaroi Berisha.

Të fundit