Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha denoncon skandalin: Petrit Malaj u bë ministër Financash ditën që certifikoi censusin e falsifikuar me kompaninë e tij

Berisha denoncon skandalin: Petrit Malaj u bë ministër Financash

Kreu i PD, Sali Berisha ka denoncuar ministrin e financave, Petrit Malaj, duke e akuzuar si anëtar të klanit të Gjolekë Malajt.

Berisha deklaroi nga selia blu se Malaj vjen në postim e ministrit, pasi ka administruar kompaninë së cilës iu besua censusi i falsifikuar i popullsisë.

Kryedemokrati shtoi se kompania BDO e Malajt, ka certifikuar censusin e falsifikuar.

Berisha: Lidhjet me krimin janë leva e Arkimedit për postet ministrore dhe të gjitha postet në administratën e narkoshtetit. Ministri i Financave, Petrit Malaj, anëtar efektiv i klanit Gjolekë Malaj, vjen në detyrën e kësaj ministrie tejet të rëndësishme pasi kompania e tij BDO Albania, në të cilën ky ka qenë administrator, i ati dhe e motra, aksionerë të rëndësishëm, kësaj kompanie i besohet auditi i censusit të përgjithshëm të falsifikuar nga Edi Rama.

Kompania BDO, e vjehrrit, motrës dhe e këtij, se ky ishte administrator, pra certifikoi censusin e falsifikuar në shifra kolosale.

Dhe, ditën që ka dorëzuar certifikimin e censusit, klani Malaj, klani Gjolekë Malaj, ky përfaqësues i tyre emërohet ministër i Financave.

Ministri i Financave vjen në atë detyrë pasi kishte detyrë shtetërore drejtor i AKBN-së.

Para tij, drejtor i AKBN-së ishte kunati i tij, Doda, Doda, i cili shkarkohet dhe ndiqet penalisht për shpërdorime dhe abuzime, por pavarësisht nga ajo, ai punon në një detyrë të rëndësishme dhe sot.

Vetë ministri, në deklaratat e tij, ka paraqitur veten si profesionist i lirë, në një kohë kur ai ka qenë me dokumente zyrtare drejtor ekzekutiv i kompanisë BDO. Pra ka kryer mashtrim. Ka qenë drejtor ekzekutiv, siç ka pranuar vetë në CV, i BDO që prej vitit 2014. Në regjistrin e pagave figuron deri në vitin 2021 si profesionist i lirë, me NIPT, jo si drejtor ekzekutiv.

Pra, ky është një fshehës, një evazor. Dhe ky sot drejton financat e vendit me të njëjtat parime që drejtojnë bandat.

Të fundit