Flash News

Ditari i Opozitës

Videoja e takimit të fshehtë me Ballën, reagon për herë të parë Lulzim Basha

Videoja e takimit të fshehtë me Ballën, reagon për herë

Videoja e takimit të fshehtë mes  ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe kreut të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri bujë nëpër media. Në lidhje me këtë gjë ka reaguar vetë Basha në rrjetet sociale.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ish-kreu i PD-së u shpreh se videoja është montazh qesharak që bëhet për t’i fryrë përçarjes së demokratëve.

"Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për ti fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës.", shkruan Basha.

Takimi i tyre kishte ndodhur në një apartament në Tiranë më datën 3 dhjetor të vitit 2022 dhe u publikua në emisionin “Çim Peka LIVE”.

 

 

Të fundit