Flash News

Ditari i Opozitës

Vlerësoi 11 Majin, Berisha i përgjigjet Celibashit: Lexon çfarë i shkruan zyra e Edi Ramës

Vlerësoi 11 Majin, Berisha i përgjigjet Celibashit: Lexon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së Komisionerit Ilirjan Celibashi, i cili i vlerësoi zgjedhjet e 11 Majit si një proces të suksesshëm.

Berisha deklaroi se 11 Maji ishte një farsë e vërtetë elektorale, duke akuzuar Celibashin se lexon atë çfarë i ofron zyra e shtypit të Ramës.

“Natyrisht këta janë, të gjithë flasin çfarë thotë zyra e Edi Ramës. Këta i marrin të gatshme nga zyra e Ramës dhe i lexojnë. Si Ilirjani, ashtu dhe Bajrami, edhe të gjithë me radhë. Këtu ka vetëm një zyrë shtypi dhe ajo zyrë shtypi është vetëm e Edi Ramës.

Nuk ka deklaratë me qesharake.

Zgjedhjet ishin një farsë e vërtetë elektorale dhe ne kemi faktuar me qindra mijëra fakte se, në këto zgjedhje u shkelmuan standardet më elementare të zgjedhjeve të drejta, standardet ndërkombëtare dhe ligjet e vendit”, tha Berisha.

Të fundit