Flash News

Ditari i Opozitës

Votimi ‘ngrin’ në 3 QV, Ademi nga Shkodra: Bëra 6 kërkesa që KQZ nuk i mori parasysh, s’i japim vlerë votës

Votimi ‘ngrin’ në 3 QV, Ademi nga Shkodra: Bëra 6
Voltana Ademi nga Shkodra

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka folur për shpalljen e pavlefshëm të procesit zgjedhor në tre qendra votimin Shkodër.

Ademi tha në një dalje për mediet, se i kishte drejtuar KQZ-së të paktën 6 kërkesa, dhe asnjë prej tyre nuk u mor parasysh. Ademi tha se ishte diçka që e kishin paralajmëruar pasi bëhej fjalë për pamundësi aksesi për shkak të dëborës.

“Ftesa është për të gjithë, të ushtrojmë këtë të drejtë për të votuar se është e drejtë themelore. E dija, e njoh zonën, e kishim parashikuar, kam bërë 6 kërkesa ndaj KQZ, nuk u mor parasysh. Fakti e solli që ajo që ne vlerësuam ndodhi. Mesa duket vazhdojmë të mos i japim vlerë të drejtës së votës dhe të drejtës së qytetarëve për të votuar. Duhet të ishte në vëmendjen e KQZ, është mësim për herët e tjera. Nuk bëhet fjalë për godina, por për pamundësi të aksesit nga reshjet e dëborës në njësitë administrative të Shalës, Shoshit dhe Pultit”, tha Ademi.

Ndër të tjera, Ademi u shpreh e kënaqur për pjesëmarrjen e votuesve në Shkodër.

“Sot jam e kënaqur që qytetarëve shkodranë, i jepet mundësia për të votuar. Ndihem e lumtur, pishman që s'ka ndodhur më përpara”, shtoi Ademi.

KQZ vendosi të shpallë të pavlefshme procesin zgjedhor në tre qendra votimi të Shkodrës, dy në Shosh dhe një në Pult, për shkak se procesi mbeti i pezulluar për më shumë se 5 orë. Shkak u bë moti me reshje të dendura bore që pamundësonte ardhjen e komisionerëve.

Të fundit