Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferraj braktis mbledhjen, Zhupa kërkon dorëheqjen e Bashës: Të hapet gara për kryetar!

Xhaferraj braktis mbledhjen, Zhupa kërkon dorëheqjen e Bashës:

Në selinë blu po vijon prej orës 11:00 mbledhja e grupit parlamentar në selinë blu. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës duke theksuar se askush nga demokratët e pranishëm në seli, nuk duhet të sillet sikur 6 marsi nuk ka ndodhur.

Zhupa vlerësoi ngritjen e një strukturë mbi besimin e votës për të dyja palët, përfshirë edhe ‘Rithemelimin’, për të hapur një garë për drejtimin e PD.

“Kjo proteste sot tregon qe populli opozitar eshte ne shesh. Dhe ndaj cdo perpjekje e jona duhet te jete si te fitojme besimin e tyre per ti perfaqesuar e mundur Edi Ramen. Ndaj Partia Demokratike smund te diskutoj me e dyta apo e treta ne zgjedhje por duhet nje plan bashkimi qe ka si baze voten e lire te demokrateve. Nuk mund te qendrojme sikur rezultati i zgjedhjeve te 6 Marsit nuk ka ndodhur dhe besoj ky eshte qendrim i cdo deputeti te PD qe e do partine dhe ka per detyre te komunikoj me demokratet dhe te garantoj qe ato vota te 25 prillit te shtohen dhe jo te pakesohen. Si zgjidhje propozoj terheqjen tuaj kryetar dhe duke u ngritur nje strukture qe gezon besim te paleve se tashme kemi dy pale dhe qe hap nje gare per drejtimin e partise qe shumica e demokrateve te vendos dhe te respektohen te gjitha pakicat qe mund te marri kushdo kandidat ne gare. Vota mund te zgjidh kete situate mendoj. Qe ne zgjedhjet e 2023 te shkojme si opozite e madhe qe mund te mundim Ramen per te miren e cdo qytetari”, është shprehur Zhupa.

Ferdinand Xhaferraj u largua nga mbledhja e cila po vijon prej 6 orësh duke deklaruar se nuk ka asnjë reflektim nga ana e Luzlim Bashës per dorëheqje.

Të fundit