Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Në Bruksel ushtria kundër karteleve, në Tiranë karteli dikton Kuvendin

Xhaferri: Në Bruksel ushtria kundër karteleve, në Tiranë

Deputeti i PD, Besart Xhaferri, ka reaguar ashpër ndaj miratimit të rregullores së re të Kuvendit dhe shkrirjes së Komisionit të Integrimit.

Në një status në Facebook, ai thekson kontrastin mes Belgjikës, ku ushtria është angazhuar kundër karteleve të drogës, dhe Shqipërisë, ku sipas tij, kartelet diktojnë rregullat e Parlamentit me bekimin e Edi Ramës.

"Në Bruksel nxjerrin ushtrinë kundër karteleve, në Tiranë kartelet i diktojnë Ramës rregulloren e Kuvendit dhe shkrirjen e Komisionit Integrimit!
Në një seancë në turpshme sot mazhoranca votoi me 79 vota rregulloren e re të Parlamentit, një rregullore e diktuar dhe nga vota e të zgjedhurve të karteleve të drogës, për të cilat DASH thirri pak ditë më parë kreun e SPAK për ti kërkuar llogari për fuqinë e tyre ekonomike që u amnistohet me bekimin e Edi Ramës.
Sot Edvin Rama është në Bruksel, e ndoshta nuk e di që Belgjika ka nxjerrë ushtrinë kundër karteleve të drogës që operojnë në portet belge, mes të cilave dhe kundër atyre karteleve që Edi Ramës i diktojnë rregulloren e Parlamentit.
Edi Rama deri më tani ushtrinë e ka nxjerrë për të mbledhur plehrat për ti çuar tek Inceneratorët e tij, teksa sejmenët e tij shkrirjen e komisionit të integrimit e justifikojnë me përshpejtimin e integrimit në BE", shkruan Xhaferri. 

Të fundit