Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në Kukës, Meta: Investimi i qeverisë është blerja e zgjedhjeve dhe pengmarrja e opozitës

Zgjedhjet në Kukës, Meta: Investimi i qeverisë është

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas zgjedhjeve të pjesshme në Kukës.

Meta tha nga një konferencë për shtyp se investimi kryesor i qeverisë ka qenë blerja e zgjedhjeve dhe pengmarrja e opozitës. Meta tha se PL qëndron si një opozitë e vërtetë përballë regjimit.

“Pas skandalit të shpjegosh rezultatin nuk ka lidhje vetëm me të. Zgjedhjet e Kukësit janë një faqe më shumë në librin e zi të 14 majit dhe tregues i partisë-shtet që kontrollon në mënyrë shumë të qartë votën e qytetarëve shqiptarë.

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me çdo faktor opozitar për fuqizimin e opozitarizmit, kur dihet që investimi kryesor i qeverisë është blerja dhe pengmarrja e opozitës. PL qëndron si një opozitë e vërtetë përballë regjimit dhe do bashkëpunojë me çdo faktor që nuk është zgjatim i këtij regjimi.

Kemi ditët e fundit edhe pranimin e fajësisë më në fund nga McGonigal sa i takon rolit të tij me Shqipërinë. Është e qartë se veprimet e tij me qëllim fitimi dhe korrupsioni i ka bërë në këmbim të marrjes së porosive për të goditur opozitën nga kryeministri aktual”, u shpreh ai.

Të fundit