Ditari i Opozitës

Zhvillimet në PD/ Berisha rikthehet në bazë, Basha vazhdon takimet me strukturat; çfarë pritet

Zhvillimet në PD/ Berisha rikthehet në bazë, Basha vazhdon

Në Partinë Demokratike situata mbetet e tensionuar. Protesta e 8 janarit thelloi më tej përplasjet dhe u shoqërua nga vendime të forta si përjashtimi i ish-liderit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij nga partia. Ndërsa 19 demokratë të tjerë, mbështetës së Berishës, u pezulluan.

Ish-lideri ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet nga aksioni politik që nisi në muajin shtator me "Foltoret", pavarësisht qëndrimit të palëkundur të kryedemokratit Lulzim Basha për të mos u larguar nga drejtimi i PD-së.

Berisha ka paralajmëruar protesta të tjera masive. Një ditë më parë ai bëri me dije se në vijim do të zhvillojë dy lloje takimesh, me bazën dhe me profesionistë të fushave të ndryshme për të shkëmbyer ide.

Ish-lideri njoftoi se ditën e dielë do të shkojë në qytetin e Shkodrës, ndërsa ftoi demokratët t'i bashkohen në takim. Nga ana tjetër, kryedemokrati do të vazhdojë me mbledhjen e strukturave.

Ditën e nesërme në orën 16.30, ai do të mbledhë Këshillin Kombëtar të partisë. Në axhendën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, bëhet me dije se do të diskutohet për protestën e tensionuar të 8 janarit. Gjithashtu do të miratohet rregullorja e brendshme e Këshillit Kombëtar si dhe do të diskutohet dhe ndahen detyrat e anëtarëve të KK.

Në mbledhjen e fundit që mbajti me Kolegjin e Kryetarëve, disa drejtues qarqesh i kërkuan Bashës të dilte në terren. Por ende nuk ka një sinjal nga kryedemokrati për të nisur takimet me anëtarësinë.

Të fundit