Flash News

DITARI POLITIK

6 deputetë demokrat të përjashtuar/ Sot miratimi i buxhetit 2024, opozita paralajmëron sërish kaos

6 deputetë demokrat të përjashtuar/ Sot miratimi i buxhetit 2024,

Në seancën plenare të ditës së sotme pritet miratimi nen për nen dhe në tërësi i buxhetit 2024.

Por, opozita ka paralajmëruar sërish kaos dhe bllokim të punës në Kuvend.

Në këtë seancë nuk do të jenë të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit.

 

6 deputetë demokrat të përjashtuar/ Sot miratimi i buxhetit 2024,

 

Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë.

Për këto veprime, deputetët Flamur Noka e Albana Vokshi janë paditur në SPAK, duke rrezikuar gjobë deri në 5 vite burg.

 

Të fundit