Flash News
Deputetët e opozitës bllokojnë punimet në Komisionin e Sigurisë
Politiko
6 Dhjetor 2023, 11:12
Deputetët e opozitës nuk kanë lejuar të zhvillohen punimet në Komisionin e Sigurisë, aty ku sot do të diskutohej marrëveshja Itali-Shqipëri për refugjatët.
Deputeti Ervin Salianji dhe Flamur Noka ishin ndër ata të cilët nuk lejuan që socialistët të vijon diskutimet, ashtu siç ndodhi në mbledhjen e mëparshme, ku mazhoranca e përjashtoi opozitën nga mbledhjet.
Mbledhja është ndërprerë dhe është shtyrë për t'u zhvilluar online.
Pak më parë grupi parlamentar i PD dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese padi për marrëveshjen e refugjatëve.