Flash News

DITARI POLITIK

“Mos bëj si idiot”, replika mes Vasilit dhe Taulant Ballës për rregulloren e Kuvendit

“Mos bëj si idiot”, replika mes Vasilit dhe Taulant Ballës

Deputeti i PL-së, Petrit Vasili dhe kreu i grupit socialist Taulant Balla janë përfshirë në debat mbi zbatimin e rregullores së Kuvendit.

Vasili kërkoi që Kuvendi t’i japë fjalën që i takon opozitës, ndërsa i tha kryetares Lindita Nikolla se nuk po e zbaton si duhet rregullores.

Në këtë moment Balla ka ndërhyrë, duke akuzuar Vasilin dhe deputetët e tjerë të opozitës se po e interpretojnë rregulloren sipas interesit të tyre.

Replikat

Vasili: Boll i gënjyem shqiptarët, neni 28 pika tre është konsumuar që kur e futet me procedurë të përshpejtuar.

Balla: Lexoje lexoje…

Vasili: Na lerë ta lexojmë mos bëj si idiot…Po qetësohu mo

 

 

Të fundit