Flash News

DITARI POLITIK

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Nga Ceno Klosi tek Ilva Gjuzi, shkarkohen tre zëvendësministra

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Nga Ceno Klosi tek Ilva Gjuzi, shkarkohen

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndryshime në përbërjen e disa institucioneve qeveritare.

 Me vendim të ri janë liruar nga detyra:

Ilva Gjuzi, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit;

Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, ndërsa pritet që në ditët në vijim të caktohen emrat e rinj që do të mbajnë këto poste.

Po ashtu Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore të efektivëve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025.

Të fundit