Flash News

DITARI POLITIK

Nikolla përjashton Lulzim Bashën nga seanca plenare e Kuvendit

Nikolla përjashton Lulzim Bashën nga seanca plenare e Kuvendit

Lulzim Basha është përjashtuar nga seanca plenare e Kuvendit. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla e paralajmëroi disa herë të lironte foltoren për të vijuar me rendin e ditës, por Basha nuk pranoi.

Nikolla vendosi ta përjashtojë nga seanca për bllokimin e foltores.

“Ju lutem lironi foltoren se do ju përjashtoj nga seanca. Ju lutem lejoni foltoren. Nuk ua jap fjalën. Kur shoh që nuk i përmbaheni procedurës kam të drejtën t’iu heq fjalën sipas rregullores. Mos pengoni rendin e ditës. Do vijojmë me rendin e ditës. Jeni i përjashtuar nga seanca për zaptim të Foltores. Jeni i përjashtuar”, tha Nikolla.

Në kohën kur opozita protestonte për të kërkuar të drejtat e veta kushtetuese, Lulzim Basha qëndronte i ulur në heshtje ose nuk paraqitej fare në seancë. Ndërsa sot, bllokoi foltoren duke tentuar të bëhet protagonist i seancës.

Të fundit