Flash News
PS ndryshon me shpejtësi rregulloren, përjashtim deri në 60 ditë për deputetët
Mazhoranca miratoi sot e vetme pa votat e opozitës 735.9 miliardë lekë për vetëm 7 minuta.
Por, në fillim të seancës së sotme plenare, PS ka nxituar të miratojë edhe disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit.
Nëse deri më tani një deputet mund të përjashtohej nga seanca plenare për 10 ditë maksimumi, tashmë limiti do jetë deri në 60 ditë.
Sipas projektvendimit të PS, ky ndryshim vlen për rastet kur:
a) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave,
punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.
b) kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e cdo mjet tjetër
logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.
c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara
në pikën 1 të këtij neni.”