Flash News

DITARI POLITIK

PS mbrojti Braçen apo Manastirliun?

PS mbrojti Braçen apo Manastirliun?

Socialistët u ndjenë aq “të prekur” nga kundërpërgjigjja e deputetes demokrate Ina Zhupa ndaj Erion Braçes, saqë braktisën sallën e Kuvendit, në një akt që, për nga dramatizmi, do të meritonte një Oscar politik. Arsyeja zyrtare? “Ofendimi” që iu bë deputetit Braçe pas një replike që nisi me etiketime si “ruse” dhe “prit thonjtë”.

Por a ishte kjo arsyeja e vërtetë, apo thjesht një manovër për të shmangur një interpelancë të sikletshme me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mbi vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Çani pranë ambienteve të shkollës?

Zhupa, duke përmendur gjatësinë e Braçes në stilin e saj të zakonshëm thumbues, arriti të “plagoste” aq rëndë socialistët, sa ata preferuan të largoheshin nga debati. Por ikja e tyre duket më shumë si një përpjekje për t’i shpëtuar përgjegjësisë mbi dështimin e institucioneve, në një çështje ku familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi dhe përgjigje.

Pyetja mbetet: A u larguan për të mbrojtur “nderin” e Braçes, apo për të mbuluar paaftësinë e Manastirliut për të dhënë llogari?

Të fundit