Flash News

DITARI POLITIK

Rama si Putin arreston kundërshtarin politik

Rama si Putin arreston kundërshtarin politik

Në një seancë rekord që zgjati vetëm 8 minuta, Edi Rama dhe Partia Socialiste votuan sot kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Pas përfundimit të seancës,  kreu demokrat Berisha u shpreh se, opozita nuk do ti nënshtrohet regjimit por do të qëndrojë e pamposhtur në mbrojtjen e idealeve demokratike.

Ndërsa tashmë vendim i Kuvendit do ti dërgohet Prokurorisë së Posaçme për të zbatuar edhe vendimin, lideri i Opozitës Sali Berisha, u shpreh se sot ndjehet më i fortë se kurrë dhe për Edi Ramën është rezervuar fati i paraardhësve të tij.

Mesa duket Rama po i ndjek skenarin e Vladimir Putin. Njëjtë si udhëheqësi i Rusisë i cili çoi pas hekurave Aleksei Navalny, Rama po "asgjëson" liderin e opozitës, sipas këtij të fundit për të shuar partinë opozitare më të madhe në vend. 

Më herët kryedemokrati Sali Berisha, u shpreh se përpjekja e Ramës, për ta barazuar Shqipërinë me Rusinë e Putinit, është dëshmi e qartë e një narkoregjimi.

SPAK, një vegël e verbër në duart e partisë shtet, Edi Ramës. Zbatoi urdhrin dhe në këtë kontekst nuk ka asgjë të re. Prokuroria politike kërkon autorizim për të arrestuar liderin e opozitës, kërkon autorizim për të barazuar Shqipërinë me Rusinë e Putinit që ka liderin opozitar të dënuar, me juntën e Mianmar, Lukashenkon dhe Ugandën. Kjo është dëshmi e asaj që kemi denoncuar çdo ditë e diktature bane e një narkoregjimi të vendosur në Shqipëri”, tha Berisha.

Kush është Aleksei Navalny?

Aleksei Navalny, i cilësuar si kundërshtari më i fortë i Putin  është dënuar me 19 vjet burgim nën akuza për ekstremizëm dhe akuza të tjera të cilat ai i ka cilësuar si të motivuara politikisht.

Gjithashtu tre prej avokatët e Navalnyt -Vadim Kobzev, Igor Sergunin dhe Aleksei Lipster, janë arrestuar në tetor dhe po ndiqen penalisht për pjesëmarrje në një komunitetit ekstremist, për shkak të lidhjeve të tyre me Navalnyn dhe me fondacionin e tij kundër korrupsionit.

Nën sundimin e Presidentit Vladimir Putin, Rusia ka pasur një histori të zymtë sulmsh, helmimesh dhe vrasjesh të kundërshtarëve të qeverisë.

Në vitin 2015, aleati i zotit Navalny, Boris Nemtsov u qëllua dhe u vra në një urë jashtë mureve të Kremlinit. Vladimir Kara-Murza, ndihmës i zotit Nemtsov, mezi mbijetoi një sulm me helm disa muaj më vonë.

Pra për Ramën, Putin është një shembull i shkëlqyer sesi t'i mbyllësh gojën kundërshtarëve.

Për çfarë akuzohet Sali Berisha:

Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë.

Jamarbër Malltezi është në akuzë për korrupsion dhe pastrim të parave lidhur me çështjen e kompleksit “Partizani”. Ndaj Malltezit u dha urdhër-arresti disa javë më parë, por u kthye në masën e sigurisë 'Arrest Shtëpie'.

 

Të fundit