Flash News

DITARI POLITIK

Vijojnë takimet në presidencë për zgjedhjet lokale, kë do të presë sot Bajram Begaj

Vijojnë takimet në presidencë për zgjedhjet lokale, kë

Përcaktimi i datës së zgjedhjeve vendore ka qenë në fokus të politikës. Një ditë më parë në presidencë u zhvilluan takime intensive, ku Kreu i Shtetit, Bajram Begaj priti përfaqësues të partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.

Alternativa më e mbështetur dhe që pritet të shpallet si data e zgjedhjeve, është 14 maji. Takimet do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme, ku në zyrën e Begajt do të shkojnë kreu i grupit socialist Taulant Balla dhe Shpëtim Idrizin i PDIU-së.

Kujtojmë se dje, presidenti takoi Ilir Metën, Oerd Bylykbashin, Vangjel Dulen, Dashamir Shehin, Fatmir Mediun dhe Agron Dukën.

 

Të fundit