Flash News

DITARI POLITIK

Zgjedhjet e parakohshme, Alimehmeti zbulon nëse do të garojë për Tiranën

Zgjedhjet e parakohshme, Alimehmeti zbulon nëse do të garojë

Mjeku Ilir Alimehmetit u pyet nëse do të garojë për Bashkinë e Tiranës përballë Ogerta Manastirliut, e sapoproponuar nga kryeministri Edi Rama.

I ftuar në A2 CNN, Alimehmeti zgjodhi të mos japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke theksuar rëndësinë e diskutimeve të brendshme në forumet e partisë dhe duke kritikuar mënyrën se si është menaxhuar vakanca në krye të bashkisë

“Kemi një situatë kur kryeministri e la Tiranën në ilegjitimet dhe nuk e shkarkoi një kryetar bashkie që u fut në burg, kështu e ka ligji. Ai i dha urdhër këshillit bashkiak që të nisë procedurat. Ligjin duhet ta interpretojë gjykata. Këshilli Bashkiak propozon, nuk e bëri sepse priste ok e Ramës. Çfarë i ndryshoi Ramës sot që e shkarkoi, ndryshoi ndonjë akuzë, jo. Erdhi ndokush nga jashtë? Do flasim dhe ne brenda për brenda. Do kemi dhe ne forumet tona ku do të diskutojmë. Unë nuk flas asgjë përpara se të diskutoj në shtëpi. Besoj se dhe Berisha është me këtë qëndrim që në fillim diskutohet në shtëpi. Unë nuk punoj për lajme”, deklaroi ai. 

Të fundit