Flash News

KRYESORE

Djali i Pirro Çakos tërheq vëmendjen e këngëtarit me famë botërore Sam Smith

Anthony Çako, djali i Pirro Çakos, është surprizuar nga këngëtari me famë botërore, Sam Smith.

Këngëtari i hitit "Fire on Fire" i ka bërë "follow" në Instagram të birit të Pirros, i cili po ashtu po ndërton një karrierë muzikore edhe pse në një zhanër komplet ndryshe nga i ati.

“O Zot” shkruan Anthony në një foto në Instastory ku nënvizon emrin e Sam Smith.

Anthony ka gjenet e prindërve të tij dhe po ndjek rrugën e tyre edhe pse në muzikë elektronike. Ai gjithashtu do të jetë pjesë e "Sunny Hill Festival që do të mbahet pas disa ditësh në Prishtinë, ku edhe do performojnë yjet botërore si Miley Cyrus, Dua Lipa, Calvin Harris, Gashi e shumë të tjerë.

Të fundit