Flash News

KRYESORE

Djali i saj doli pozitiv ndaj COVID-19, mësohet gjendja shëndetësore e Mbretëreshës Elizabeth II

Në shumë media botërore dhe në të gjitha ato britanine, dje u dha lajm se djali i Mbretëreshës së Anglisë, Elizabeth II, Princi Charles, ka dalë pozitiv ndaj COVID-19.  Sipas mediave, gjendja e princit mësohet të jetë nën kontroll për momentin.

Ai është izoluar në shtëpinë e tij në Skoci dhe nga aty po kryen disa nga detyrat e tij kryesore. Pas këtij lajmi, shqetësimi u rrit për gjendjen shëndetësore të Mbretëreshës dhe për këtë arsye, Pallati Mbretëror, për t’i qetësuar të gjithë tha se Mbretëresha dhe Princi Philip janë të vetizoluar dhe gëzojnë shëndet të plotë.

Megjithatë nuk dihet nëse ata e kanë bërë testin ose jo. Për të bërë situatën më të qartë, ata kanë publikuar edhe një foto të saj duke folur në telefon me kryeministrin britanik, Boris Johnson dhe gjendja e saj shëndetësore duket e mirë.

Të fundit