Flash News

KRYESORE

Djegia e mandatave/ Ambasadorja gjermane kërkon mos-përshkallëzim të situatës: Vendim individual i deputetëve

Djegia e mandatave/ Ambasadorja gjermane kërkon mos-përshkallëzim

Ambasadorja e Gjermanisë, Suzanne Schultz deklaron se po i ndjek me shqetësim të madh zhvillimet aktuale në Shqipërisë. Duke e konsideruar rrugë të gabuar dorëzimin e mandateve, Schultz thekson se ky vendim është individual i çdo deputeti, i cili mban përgjegjësi përpara zgjedhësve të vet.

Deklarata e Ambasadës së Gjermanisë është me ekuilibruar se e disa organizatave në Tiranë, pasi kërkon bashkëpunim dhe dialog midis forcave politike.

“Unë po i ndjek me shqetësim të madh zhvillimet aktuale. Jam e bindur se bojkoti i parlamentit apo dorëzimi i mandateve janë një rrugë e gabuar. Gjithsesi çdo deputet e merr këtë vendim në mënyrë individuale dhe mban përgjegjësi për këtë para së gjithash përpara zgjedhësve të vet. Por në interes të Shqipërisë unë u bëj thirrje të gjitha forcave politike që ndryshimet në opinione t’i përballin në formën e një dialogu konstruktiv në parlament. Duke mbajtur në vëmendje vendimmarrjen e BE-së për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë duhet thënë, se nuk ka kohë për të humbur, në mënyrë që reformat të vijojnë dhe të arrihen rezultate konkrete. Dhuna, sikurse e pamë të shtunën e kaluar, është e papranueshme. Në këtë kontekst u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të japin kontributin e tyre, që protestat e ardhshme të zhvillohen në mënyrë paqësore. Edhe ata që organizojnë protestën mbajnë përgjegjësi, që situata të mos përshkallëzohet. Në këtë pikë ndaj të njëjtin qëndrim me Presidentin Meta në deklaratat pas bisedës së tij me Presidentin Federal Gjerman Steinmeier”, thuhet në deklaratën e Gjermanisë.

Deputetët e PD-së dhe LSI-së kanë firmosur sot dokumentin e dorëheqjes si masë ekstreme ndaj një Parlamenti që ata e konsiderojnë të formuar nga ndikimi i parave të drogës dhe krimit.

Ambasadori italian: Protesta shprehje e demokracisë, të jetë paqësore

OSBE reagon sërish me kritika ndaj opozitës, harron të flasë për Qeverinë

Të fundit