Flash News

KRYESORE

Firmoset në LSI djegia e mandateve, Monika Kryemadhi nuk është më deputete

Deputetët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim kanë firmosur dokumentin për dorëheqjen nga mandati. Dokumenti i publikuar i përket kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ka firmosur për të mos qenë më deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Teksti i dorëheqjes është i njëjtë me atë të firmosur nga deputetët e Partisë Demokratike, pak minuta më parë.

Vendimi do të dorëzohët më pas në KQZ, për të zyrtarizuar largimin e opozitës nga Parlamenti.

Pas dorëzimit të mandateve, mblidhen në selinë blu kandidatët pasardhës për deputetë në listat e PD

Këshilli i PD voton për djegien e mandateve; Basha: Vendimi ka efekt të menjëhershëm; betejën do e çojmë deri në fund

Dokumenti i dorëheqjes:

Duke pasur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare, ku ndodhet vendi për shkak:

Të asgjësimit të demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës;

Të kapjes së kësaj Qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë, siç dëshmojnë edhe dosjet gjyqësore të publikuara nga mediat ndërkombëtare;

Të kapjes së kësaj Qeverie në afera flagrante korruptive kriminale;

Të eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë;

Të paralizës së shtetit, shtypjes sistematike, dhunimit të të drejtave themelore të të njeriut dhe lirive të shqiptarëve duke përfshirë të drejtën e jetës, shëndetit dhe pronës;

Duke mbajtur në konsideratë se për këto shkaqe është krijuar një situatë e paprecedentë e krizës ekonomike, emigracionit masiv kombëtar dhe gjendjes katastrofale të mjerimit social;

Duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar të një Qeveria tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare;

Me vullnet të lirë deklaroj:

Të fundit