Flash News

KRYESORE

Donacionet për rindërtimin, Ilir Meta duartroket Edi Ramën

Donacionet për rindërtimin, Ilir Meta duartroket Edi Ramën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është sonte i ftuar në “Open” në Top Channel për të folur mbi akuzat e tij për kapje të drejtësisë nga ana e mazhorancës.

Por në hyrje të emisionit, Presidenti ka përshëndetur me një duartrokitje punën e mirë që është bërë dhe që konkludoi me marrjen e 1.15 miliard eurove nga 100 shtete e organizata të huaja për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Qeveria ka detyrim që përmes transparencës t’i çojë te populli shqiptar. U vu një theks te transparenca, madje SHBA e dha thuajse të gjithë fondin e saj për transparencën.

Mua më intereson që këto ndihma të shkojnë te qytetarët shqiptarë. Unë jam gati të duartrokas qeverinë dhe kryeministrin për çdo punë të mirë që ka bërë. Jam angazhuar dhe kam bërë çdo gjë që më ka kërkuar qeveria”, u shpreh ndër të tjera, Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Të fundit