Flash News

KRYESORE

Doni të votoni më 18 qershor? Gjeni online emrin tuaj dhe qendrën e votimit

Doni të votoni më 18 qershor? Gjeni online emrin tuaj dhe qendrën

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar Listën Përfundimtare të Zgjedhësve për zgjedhjet e përgjithshme të datës 18 Qershor 2017.

Të drejtën e votës e kanë 3.451.896 shtetas. Ndër ta, 136.239 zgjedhës votojnë për herë të parë. 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra.

Në bazë të të dhënave të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Lista Përfundimtare e Zgjedhësve ka përmirësime të dukshme në raport me zgjedhjet e kaluara, qoftë ato për pushtetin vendor të vitit 2015, ashtu edhe ato parlamentare të vitit 2013.

Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë me të drejtë vote, mund të verifikojë emrin në listat e afishuara pranë Njësive Administrative ose në internet duke klikuar këtu.

 

Të fundit