Flash News

KRYESORE

Drafti i PS për betimin e gjyqtarëve, reagon Meta: Provokim për presidentin dhe shqiptarët

Drafti i PS për betimin e gjyqtarëve, reagon Meta: Provokim për

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas zbardhjes së draftit të PS për ceremonitë e betimit të magjistratëve.

Sipas këtij drafti, nëse presidenti nuk i thërret brenda 10 ditësh, atëherë ata e bëjnë betimin me shkrim.

Por, Meta pasi doli sot nga Prokuroria e Tiranës ku ishte thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me kallëzimin ndaj kreit të KED, Ardian Dvorani e cilësoi këtë draft një provokim në një kohë që institucionet duhet të merren me përballimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Presidenti i Republikës nuk është në detyrë, por në mision. Nuk provokohet nga cic-mice të tilla, e nga kushdo që i orkestron ato. Presidenti ka qenë, është dhe do jetë garant i Kushtetutës dhe i fton të gjithë të merren me përballimin e pasojave të tërmetit. Kush gjen kohë në këto momente për të provokuar presidentin e popullin për tu marrë me çështje tjera, duhet ta ketë të qartë se presidenti është i ndërgjegjshëm edhe për misionin e tij”, u shpreh Meta.

Të fundit