Flash News

KRYESORE

Dvorani: Meta të japë shpjegime për Xhaferllarin, kodi i heshtjes ndaj argumentit nuk është sjellje korrekte

Dvorani: Meta të japë shpjegime për Xhaferllarin, kodi i heshtjes

I ftuar në emisionin Top Talk, kreu i KED Ardian Dvorani tha se Kushtetuta është e qartë sa i përket anëtarëve që duhet të përzgjidhen në Gjykatën Kushtetuese.

Dvorani sqaroi procedurën e ndjekur nga KED për dërgimin e katër emrave.

“Procedura e verifikimit bazohet në disa kushte kandidimi: kandidati i cili plotëson këto kushte lejohet të kandidojë; KED ka bërë këtë detyrë. Tani ligji parashikon që Këshilli pasi përfundon vlerësimin, i dërgon organeve listën. Ishin 4, por mund të ishin 12, por Kushtetuta është e qartë, duhet të përzgjidhet midis tre të parëve”, tha Dvorani.

Kreu i KED akuzoi Metën se preferon të flasë me kodin e heshtjes sa i përket zgjedhjes së Xhaferllarit, e cila u rendit e katërta në listë por u zgjodh nga Presidenti për të plotësuar vakancën në Kushtetuese.

“Mendoj që një shpjegim duhet të jepet. Kodi i heshtjes ndaj argumentit nuk është sjellje korrekte”, tha Dvorani.

Të fundit