Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Dy realitete të arsimit shqiptar/ Qeveria promovon ‘librat falas’. PD: Po bën show
Kryeministri Edi Rama nuk lë asnjë rast të shpërndarjes së librave nëpër shkollat 9-vjeçare, që sipas tij janë falas, pa e promovuar në faqen zyrtare në facebook, apo tëiter. Funksionarë të lartë të qeverisë si Kryetari i Grupit të Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ministrja e Arsimit Besa Shahini, si dhe vetë kryeministri Rama janë aktivizuar personalisht në shpërndarjen e librave në shkollat 9-vjeçare.
Librat falas jepen për nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të katërt. Por këtë vit të ri akademik Ministria e Arsimit ka shtuar në listën e përfituesve edhe nxënësit e klasës së pestë. Ky ndryshim bëhet pasi edhe klasa e pestë këtë vit fillon të punojë me kurrikulën e re mbi të cilën janë hartuar dhe tekstet mësimore.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike tregon nje realitet krejt ndryshe nga ai qe promovon qeveria ne lidhje me tekstet shkollore.
Ish deputetja e Partisë Demorkatike, Oriola Pampuri, e ka akuzuar qeverinë në lidhje me shpërndarjen e librave falas. Sipas saj, qeveria po bën një shoë me këtë propagandë, ndërsa prindërit dhe të rinjtë po përballen me një realitet tjetër.
Sipas Pampurit, librat po shiten me çmime të lartë që variojnë nga 8 mijë deri në 12 mijë lekë të reja për ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm, kurse prindërit duhet të përballen dhe me vështirësi të tjera duke humbur ditën e punës e për të mbajtur rradhët e gjata, pranë pikave të shitjes.