Flash News

KRYESORE

Dy shqiptarë nuk bëhen bashkë, klubet nuk mblidhen për interesat e tyre!

Dy shqiptarë nuk bëhen bashkë, klubet nuk mblidhen për

Superiorja po lufton shumë për të siguruar ligjin e sportit të premtuar që në qershor nga Qeveria Shqiptare, por deri më tani është bërë vetëm një vrimë në ujë. Liga e Superiores u mblodh ditën e sotme në "Air Albania" Stadium për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e kampionatit tonë.

Çudia? Pjesëmarrës në këtë mbledhje për të ardhmen e tyre ishin vetëm 5 klube, ndërsa pjesa tjetër kishin bojkotuar. Pjesë e mbledhjes ishin vetëm Artuj Dadaj, zëvendës president i Luftëtarit, Artan Shyti, drejtor i përgjithshëm i Teutës, Ardian Takaj, presidenti i Skënderbeut, Pashk Laska, president i Laçit dhe Arbi Laçi, drejtor i Tiranës.

Pjesë e takimit ishte dhe presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohovës. Batutat nuk munguan, pasi presidenti Laska kritikoi presidentët e tjerë që nuk ishin të pranishëm. Ligji i sportit duket si një utopi në këto momente, ndërsa duket se dhe klubet vetë nuk janë serioze. Kryeministri Rama premtoi se ligji do të miratohej në mesin e qershorit dhe duket se do të kalojë viti pa u bërë diçka e tillë.

Të fundit