Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Debate dhe kritika për rikthimin e “Prefektit”, reagime nga aktorët dhe regjisori deri tek mbesa e Qazim Mulletit

Ditët e fundit është krijuar një zhurmë në rrjetet sociale për rikthimin - leximin - e komedisë "Prefekti". Leximi në Teatrin Kombëtar të veprës “Prefekti” të Besim Levonjës, i shfaqur në “Facebook” me rastin e festave të nëntorit ka ngjallur një sërë kritikash.
Sipas kritikëve në këtë vepër ironizohet e tallet figura e Qazim Mulletit, ish-kryebashkiak dhe ish-prefekt i Tiranës në vitet e pushtimit nazi-fashist. Fillimisht ishte shoqata “Tirona Intellectum” që bëri një reagim të ashpër për rikthimin e kësaj vepre. Sipas “Tirona Intellectum”, duket se Teatri me këtë vepër po rivlerëson tezat e qasjet që kishte Teatri gjatë regjimit komunist, luftën e klasave dhe stigmatizimin e banorëve të Tiranës që jo vetëm u dënuan dhe iu morën pronat për t’ia dhënë elitës së re komuniste, por edhe u portretizuan dhe u përjetësuan në vepra arti.
Arben Derhemi është aktori që risolli veprën dhe sipas “Tirona Intellectum” ky aktor është nga Tirana e bën edhe më të turpshme ngjarjen. Vetë aktori ka reaguar një lidhje me kërkesën e Shoqatës Tirana për të hequr zyrtarisht nga transmetimi komedinë “Prefekti”, duke thënë se nuk e kuptonte se “ku janë prekur tironcat e vërtetë.”

"Une e di qe ne sot jetojme ne boten e internetit dhe rrjetet sociale i kane dhene te drejte cdo “qenie intelektuhale” te sajoje e shpife c’i intereson dhe i vjen per shtat ,por nuk kuptoj ku i ka prekur keta tironcat e vertete ,leximi qe ne i beme vepres groteske “Prefekti”,ne nje kendveshtrim tjeter dhe per ta evidentuar si fig historike te madhe.Ju qe i bini tam tamit te patriotizmi ojf-ist meritoni vetem nje batute me te cilen mbyllet vepra………………….. “U ulen malet ,u ngriten Halet”- shkroi Derhemi në profilin e tij në Facebook.

Ndërkohë, lidhur me këtë situatë ka reaguar sot në disa dalje televizive dhe mbesa e Qazim Mulletit, Besforta Mulleti, ku tha se vepra 'Prefekti' denigron figurën e tij, duke kërkuar një rishkrim të veprës, ndërsa theksoi se ata janë gati të kontribuojnë me informacione. Sipas saj, Qazim Mulleti ka qenë një njeri mjaft i arsimuar për kohën e që fliste disa gjuhë të huaja, duke shtuar se ata po shohin edhe kuadrin ligjor për të penguar shfaqjen e kësaj vepre.

"Për ne kulmi ishte fakti që pati një përpjekje për ta risjellë. Ata mundohen të kapen me fjalët ishte risjlellje, rilexim, por sa kohë që ajo vepër nuk ka devijim nga skripti i atëhershëm, mua dhe familjes time na lë të njëjtën shije të keqe. Kishte 30 vite që nuk shfaqej. Ne po shikonim mundësinë edhe si të shikojmë kuadrin ligjor e të përpiqemi ta ndalojmë shfaqjen e saj. Ne kërkojmë të rishkruhet, rishikohet siç ka qenë në të vërtetë, është figurë që ka kontribuar për këtë vend. Mbase vërtetë aktorët kanë patur një qëllim të mirë dhe nuk dua të debatoj mbi këtë, por të risjellësh një vepër që ka konotacion negativ për figurën e Qazim Mulletit, që e denigron, e ta shfaqesh në Ditën e Pavarësisë, është e tepër. Nëse duan ta risjellin Qazim Mulletin e vërtetë, të vijnë të diskutojnë me familjen tonë, ne mund të japim të dhëna, por z.Çuli dhe z.Derhemi vazhdojnë t'i qëndrojnë të tyres. Qazim Mulleti ka qenë një patriot i vërtetë, shumë i shkolluar për atë kohë, ka studiuar në Greqi, Stamboll, fliste disa gjuhë të huaja dhe nuk besoj se një person i tillë mund të jetë kaq grotesk sa paraqitet", tha Besfora për Report Tv.
Gjithashtu, shqetësuese për mbesën e Qazim Mulletit është dhe fakti që në vepër përdorën emra të vërtetë dhe ajo tha se kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës, të tallësh një personazh duke i përdorur emrin e tij e të familjarëve. Veprën ajo e konsideroi edhe diskriminuese, pasi tha se tall edhe dialektin e Tiranës.
Ndërsa në një intervistë për "Syri", Besforta Mulleti tha se "të gjitha durohen por të tallet mbiemri ynë, është e tepërt."

"Unë jam shumë krenare për mbiemrin tim, nuk e kam ndërruar as pas martesës, jam shumë krenare për prejardhjen time, për familjen time për faktin që jam një pasardhëse e Qazim Mulletit dhe e vëllait tjetër të tyre Hysni Mulleti i cili nuk ka lënë trashigimtar. Figura groteske që shfaqet në komedinë ‘Prefekti’ është shumë larg nga Qazim Mulleti i vërtetë dhe këtë nuk e them vetëm unë por e thonë dhe ato që e njohin shumë mirë dhe historinë e Shqipërisë, e kanë thënë vetë artistët. Ai ishte një person shumë i formuar nga ana akademike, intelektuale, po flasim në konteksin kohor kur ai jetoi. Ai studoi në Greqi, pastaj vazhdoi në Kolegjin Ushtarak elitar në Stamboll, bëri studime dhe në diplomacinë ushtarake në Vienë, zotëronte shumë gjuhë të huaja .Tani një person që di kaq shumë gjuhë të huaja nuk mund të jetë kaq groteks , kaq injorant sa shfaqet në komedi."- tha ajo për "Syri Tv".
Ndërkohë, në studion e Abc Neës, dy ditë më parë, regjisori i leximit online të vepres "Prefekti", Spiro Duni, tha se risjellja në skenë e figurës së Qazim Mulletit është bërë me qëllim për të sjellë në vëmendje rolin që ai kishte në atë periudhë ku ka ndihmuar komunistët madje dhe vetë Enver Hoxhën.
"Në asnjë lloj mënyrë, Beni është duke i përjetuar shumë keq këto shkrime të nivelit më të ulët që bëhen në Facebook. Qazimi dhe Hajria janë njerëz të dashuruar me muzikën dhe me leximin, i vetmi gabim që ne kemi bërë është se kemi shkruar është kryevepra e Besim Levonjës, por është nga veprat më të mirënjohura të tij,"- tha ai.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38