Flash News

E SHPJEGUAR

Kryengritja brenda PD-së, 20 deputetë po përgatisin një promemorie për largimin e Bashës

Kryengritja brenda PD-së, 20 deputetë po përgatisin një

Rezultati i votimeve të së dielës në 6 bashki të vendit, jo vetëm që i dhanë një “shuplakë” politike kreut të PD-së, duke e nxjerrë forcë të tretë, por humbja e radhës i ka kthyer deputetët demokratë kundër Lulzim Bashës.

Debati i mbrëmjes së 7 marsit në selinë blu u shoqërua me deklarata të forta, por edhe nga një valë dorëheqjesh si Agron Gjekmarkaj, Flutura Açka sot edhe Grida Duma nga funksionet partiake.

Shumica e deputetëve i kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës nga posti i kryetarit si e vetmja mundësi për te shpëtuar PD dhe organizimi i zgjedhjeve në parti.

Ndërsa deputetët vazhdojnë të kërkojnë largimin e Bashës, Politiko.al mëson se rreth 20 deputetë brenda PD-së janë duke përgatitur një promemorie përmes së cilës kërkojnë largimin e Bashës si kryetar i PD.

Deputetët të revoltuar për humbjen e thellë të dielën që lamë pas, po mbledhin firmat kundër kryetarit që pavarësisht humbjeve nuk pranon të largohet.

Mbrëmë, edhe deputeti Tomor Alizoti u bëri thirrje deputetëve që dalin me një deklaratë serioze kundër Bashës.  

Duhet të dalim në një deklaratë seriozë dhe të pranojë rivotim dhe votëbesim”, tha Alizoti.

Deputetët kundër Bashës

1- Agron Gjekmarkaj  dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit

2- Grida Duma Nënkryetare

3- Helidon Bushati

4- Ramadan Lika

5- Emilia Koliqi

6- Elda Hoti

7-Lindita Metaliaj

8- Xhelal Mziu

9- Ferdinad Xhaferri

10- Lefter Geshtenja

11 - Dashnor Sulaj

12- Ilda Dhori

13- Kasem Mahmutaj

14- Ervin Salianji

15- Selaudin Jakupllari

16 - Eralda Bano

17 Merita Bakiu

18 Dhurata Çupi

19-Flutura Açka Dha dorëheqjen nga postet partiake

 

Të fundit