Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga takimet e Ramës te “gafa” e Çuçit, ç'ndodhi gjatë vizitës së delegacionit shqiptar në Britani

Diskutimet për emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë qenë të nxehta dhe shpeshëherë janë bërë kryefjala në mediat e huaja dhe ato shqiptare.
Pak ditë më parë kryeministrit i vendit, Edi Rama gjatë vizitës në Londër ka takuar homologun e tij britanik Rishi Sunak.
E ndërkaq sot ka qenë Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ai që ka shtrënguar duart me Sekretaren britanike të Punëve të Brendshme, Suella Braverman në “Home Office”.
Pas racizmit dhe gjuhës së urryer që sekretarja britanike përdori për shqiptarët që kishin emigruar në Angli, Çuçi i ulet përballë duke i buzëqeshur.
Pas “nxirjes” që Braverman i bëri shtetit shqiptar, ministri i shkon te zyra dhe i kërkon që të amnistojë çdo shqiptar pa vizë, por që punon në mënyrë të ndershme dhe nuk ka rekorde kriminale në ngarkim.
“Qasja jonë është se emigracioni i paligjshëm nuk mund të adresohet si problem pa përmirësuar kushtet e emigracionit përmes rrugëve legale. Në këtë pikë i kërkova homologes Braverman të rishikojnë edhe njëherë regjimin e trajtimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, për t’i lehtësuar në raport me mundësi të reja punësimi apo lëvizjet sezonale. I kërkova gjithashtu të amnistojë çdo shqiptar pa vizë, por që punon në mënyrë të ndershme dhe nuk ka rekorde kriminale në ngarkim”, deklaroi ministri Çuçi.

Mirëpo skishte si të ndodhte ndryshe, se fundja Çuçi është i vetëdijshëm që Braverman “shënjestroi” ata shqiptarë të cilët shkuan në Britani për një jetë më të mirë dhe të ardhura më të larta. Diçka që Shqipëria dhe Qeveria nuk mund ti ofrojë. Kjo jo sepse skanë kapacitete, por se s’kanë përfunduar së mbushuri xhepat e tyre akoma.
Ndaj dhe Çuçi i tregoi se bashkatdhetarët e tij 'po manipulonin me sistemin.
'Ministri tha se ai ishte një mbështetës i madh i projektligjit ndalo gomonet’ dhe ishte shumë i nevojshëm... Kjo do të sillte një ndalesë për bashkatdhetarët e tij që manipulonin sistemin e MB.', ka thënë një burim qeveritar britanik.
Ai tha se shqiptarët ishin shumë të zgjuar dhe se ata gjejnë mënyra për të kapërcyer sistemet e vendeve dhe e kishin bërë këtë në të gjithë Evropën, në Francë dhe të tjera. Tani ata janë në Mbretërinë e Bashkuar dhe projektligji do ta ndalonte atë.
Takimi i Ramës me Sunak
Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij britanik Rishi Sunak në Britani në 23 mars.
Gjatë takimit u diskutua mes të tjerash në lidhje me emigrimin e paligjshëm, ku theksohet se deri tani 800 të tillë janë rikthyer në Shqipëri që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Po ashtu bëhet me dije se një ekip i përbashkët i dy vendeve do të monitorojë kapacitetet e Institucioneve të vuajtjes së dënimit në Shqipëri, vlerësim që do të përfundojë në muajin prill.
Sipas qeverisë britanike një operacion i tillë do të kryhet me qëllim kthimin në Atdhe të të dënuarve që momentalisht trajtohen në burgjet angleze.

Gjatë takimit kryeministrin britanik, Rama është shprehur se ata që kalojnë kanalin e La Manshit me gomone janë njësoj si këngëtarja e famshme Dua Lipa që shkoi si emigrante në Britani dhe tani punon e këndon.
“Ashtu siç djali që vjen me një varkë nuk është thjeshtë një shqiptar, por pjesë e një tabloje më të gjerë, po kështu Dua Lipa nuk është thjeshtë një këngëtare britanike, por një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë që kanë ardhur të ndërtojnë, të kujdesen, të gatuajnë dhe të këndojnë për ju dhe duam të sigurohemi që ky komunitet të ndihet jo vetëm i sigurt, por edhe i nderuar këtu”, tha Rama.
Rama “tall” Britaninë: Ju mbrojmë nga Putin dhe Braverman
Gjatë një bashkëbisedimi në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, Rama është pyetur për emigracionon dhe sikurse e ka bërë dhe traditë në çdo vizitë zyrtare që bën jashtë vendit tenton të hedhë kunja, ironi dhe deklarata tallëse, kundrejt vendit pritës.
Me nota tallëse Rama i është drejtuar britanikëve: “Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt, do t’ju mbrojmë”.

Sa i përket largimit të të rinjve, Rama ripërsëriti atë që e ka thënë edhe më pare që nuk detyron njeri të qëndrojë në vend.
“E di që nuk është korrekte politikisht, por unë nuk u them njerëzve që duhet të rrini këtu sepse këtu është vendi juaj. Kur isha i ri nuk mund të largohesha nga vendi, por sot ajo për të cilën luftova është që Shqipëria është një vend i lirë dhe mund të lëvizësh kudo. Si tu thuash njerëzve qëndroni këtu pasi këtu e keni vendin, jo. Nuk u thua njerëzve e ardhmja është e ndritshëm rri këtu me mua, por jo nëse do të largohesh largohu, nëse do të qëndrosh, qëndro“, tha Rama.
Shqiptari “përqafon” Ramën në Britani: O hajdut
Mirëpo në takim Rama ka marrë dhe “përqafimin” e bashkëatdhetarëve të tij. Teksa zbriste nga makina, Rama u ndesh me një shqiptar i cili kishte vendosur të protestonte i vetëm pa ia kursyer disa fjalë edhe kryeministrit.
Shqiptari mjaft i revoltuar e quan Ramën “hajdut” dhe “kriminel”.
"O hajdut. Albanian criminal. Albanian mafia. Duhet të të vijë turp nga vetja. Të gjithë bosat e drogës vijnë këtu", dëgjohet të thotë shqiptari.

Deklaratat e Braverman për shqiptarët, reagimi i Ramës nga Londra
Nga Londra, Rama dënoi deklaratat dhe komentet e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman duke thënë se veçimi që iu bë emigrantëve shqiptarë, ishte një “turp”.
“Fatkeqësisht, ne e kemi parë veten dhe komunitetin tonë duke u veçuar në këtë vend për qëllime politike. Ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike,” tha ai për programin Today të BBC Radio 4.
Vërejtjet e Braverman ishin një "pikë e ulët", tha ai, duke shtuar se vullneti politik për të kapërcyer përkeqësimin e marrëdhënieve ka mbetur.
“Ajo që është thënë nga anëtarët e kabinetit, duke filluar me sekretarin e brendshëm, është veçimi i komunitetit tonë, që nuk është diçka që ju bëni në qytetërimin tonë dhe është diçka që nuk përfaqëson fare Britaninë. Ne gjithmonë do të refuzojmë ta kemi këtë përzierje mes disa kriminelëve dhe shqiptarëve si të tillë, sepse dhënia e një vule etnike krimit në vetvete është krim”.
Suella Braverman dhe “inati” që ka me emigrantët shqiptarë
Sekretarja për Çështjet e Brendshme Suella Braveman nuk ka kursyer gjuhën e ashpër ndaj atyre që hyjnë në mënyrë ilegale në Britani, duke iu referuar shqiptarëve.
“Nëse Laburistët do të ishin në krye, ata do të lejonin të gjithë kriminelët shqiptarë të vinin në këtë vend, do të lejonin të gjitha varkat e vogla të vinin në Britaninë e Madhe, do të hapnin kufijtë tanë dhe do të minonin totalisht besimin e popullit britanik në kontrollin e sovranitetin tonë”.
Braverman bëri komente specifike për shqiptarët edhe në konferencën e Partisë Konservatore në tetor.

Ajo pretendoi se Shqipëria ishte një vend i sigurt, duke shtuar: “Shumë prej tyre pretendojnë se janë trafikuar si skllevër modernë…e vërteta është se shumë prej tyre nuk janë skllevër modernë dhe pretendimet e tyre se janë trafikuar janë gënjeshtra”.
Komentet e saj nxitën një rishikim të udhëzimit të Home Office të përdorur për të vendosur kërkesat për azil nga Shqipëria nga mbikëqyrësi i kufijve.
Në deklaratat e saj, Suella Braverman tha se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale.
Plani i Britanisë për refugjatët
Parlamenti britanik ka nisur diskutimet për miratimin e projektligjin e ri të paraqitur nga qeveria që dëbon të gjithë emigrantët e jashtëligjshëm.
Përpara deputetëve të dhomës së ulët, Sekretarja për Çështjet e Brendshme Suella Braveman sqaroi se plani ka për qëllim t’i japë fund një herë e mirë dyndjes me varka në brigjet britanike të emigrantëve të jashtëligjshëm.
“Përmes këtij plani synohet që e gjithë bota ta marrë vesh se në Britaninë e Madhe nuk hyhet ilegalisht, pasi në të kundërt, burgosesh dhe dëbohesh”.
Plani parashikon vendosjen në masë arresti të të gjithë personave që hyjnë në Britaninë e Madhe në rrugë të jashtëligjshme. Përjashtim bëhet vetëm për personat nën 18 vjeç dhe të sëmurët.

Ata që nuk paraqesin fakte dokumente dhe fakte ligjore bindëse që nuk përndiqen apo keqtrajtohen në vendet e tyre të origjinës brenda 28 ditësh pas arrestimit do të ndalohen përgjithmonë të hyjnë në Britaninë e Madhe.
Për ata që vijnë nga vende të sigurta origjine si Shqipëria do të riatdhesohen menjëherë, ndërsa ata që nuk paraqesin dokumente ose dokumente që vlerësohen si false, do të dërgohen në Ruandë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38