Flash News

E-TJERA

12 humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri, më shumë të shëruar se të infektuar në 24 orët e fundit

12 humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri, më shumë të
Foto ilustruese

12 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në Shqipëri, të moshave 50-76 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 2698 testime janë regjistruar 775 raste të reja, ndërsa janë shëruar 972 të tjerë në 24 orët e fundit.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 547 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Janë kryer 2698 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 775 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

298 raste në Tiranë, 74 në Lushnje, 64 në Vlorë, 58 në Kavajë, 32 në Shkodër, 30 në Korçë, 29 në Sarandë, 25 në Berat, 22 në Fier, 20 në Durrës, 18 në Mallakastër, 15 në Delvinë, nga 9 raste në Kamëz, Kolonjë, nga 6 raste në Kukës, Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Peqin, Gramsh, nga 4 raste në Devoll, Tepelenë, Kuçovë, Vorë, nga 3 raste në Gjirokastër, Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Librazhd, Përmet, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Mat, Pogradec, Shijak, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 972 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 57,736 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 547 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 50-76 vjeç”, sqaron MSH.

Të fundit