Flash News

E-TJERA

21 janari/ Prokuroria rihap hetimin për vrasjen e Aleks Nikës, kërkon tjetër ekspertizë

21 janari/ Prokuroria rihap hetimin për vrasjen e Aleks Nikës,

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të rihapë hetimin për vrasjen e Aleks Nikës, gjatë protestës së 21 janarit të vitit 2011. Organi i akuzës do të marrë në pyetje personat që kanë pasur dijeni për ngjarjen, punonjës të Gardës së Republikës  dhe familjarë të viktimës.

Prokuroria do të kërkojë edhe riekspertizë të plumbit që është gjetur në trupin e Aleks Nikës, e cila nga hetimi i parë që i është bërë në Turqi, ka rezultuar se është tërësisht i dëmtuar. Çështja është regjistruar në prokurori prej një muaji dhe hetimi po vijon.

Në protestën e 21 janarit, në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' u vranë Aleks Nika, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj. Për dy të fundit janë identifikuar dhe dënuar autorët. Ndërkohë vrasja Nikës dhe Hekuran Dedës mbeten ende të pazbardhura.

Të fundit