Flash News

E-TJERA

260 mijë euro dhe 160 mln lekë në banesë e zyrë, arrestohet në sallën e gjyqit mjeku Edvin Prifti

260 mijë euro dhe 160 mln lekë në banesë e zyrë,

Mjeku i njohur kardiolog, Edvin Prifti është vënë në pranga në sallën e gjyqit.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për kardiologun, Edvin Prifti, pasi prokuroria kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, nga ‘pezullim detyre’ në arrest me burg, dy ditë pasi iu gjetën 260 mijë euro dhe 160 mln lekë në banesë e zyrë.

Avokati i Priftit e cilësoi vendimin jo të drejtë pasi sipas tij paratë e gjetura në banesë janë të ligjshme, pas shitjes së një prone të trashëguar nga bashkëshortja e tij.

Të mbash para në shtëpi nuk është e paligjshme. Këto para erdhën pasi kishte bërë një kontratë më 23 dhjetor 2012. Personi që do blinte pronën i pagoi paratë, por nuk i kishte mundësi ti kalonte në kanalet bankare”. Po bëhen gjykime morale pse mbahen këto para në shtëpi. Nuk ka shfaqje materiale se po pastron paratë. Ne do apelojmë dhe do presim vendim të favorshëm”, tha avokati

Edvin Prifti doli në përgjime nga hetimet e dosjes lidhur me arrestimet në gjykatën e Krujës, mes tyre edhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Pas kontrollonit në banesë e zyrë iu gjetën shuma të mëdha me para dhe euro.

Mjeku Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Mjeku do të transferohet në burgun “313” në kryeqytet.

 

Të fundit