Flash News

E-TJERA

Deklaratat e Ramës, reagon mjeku Prifti: Pres të më arrestojnë, paratë e gjetura janë të ligjshme, mund të kisha edhe më shumë

Deklaratat e Ramës, reagon mjeku Prifti: Pres të më

Mjeku kardiolog në QSUT, Edvin Prifti ka lënë të nënkuptohet se pasi u paraqit sot para gjykatës pres t’i vihen prangat.

Duke folur për ‘news 24’, mjeku hodhi poshtë se paratë e gjetura në banesë dhe zyrë, 260 mijë euro dhe 160 mln lekë cash janë përfituar me anë të korrupsionit.

Sipas tij janë të ligjshme pasi bashkëshortja e tij kishte shitur më herët një pronë të trashëguar. Po ashtu, shtoi se ka siguruar të ardhura edhe nga puna për shumë vite jashtë shtetit apo çmimet ndërkombëtare që ka fituar si mjek në Itali.

“Paratë janë të ligjshme, kanë ardhur nga shitja e pronës së bashkëshortes, sepse më pas do blinim diçka tjetër. Ka qenë një marrëdhënie mes dy motrave që bënë shitjen e bashkëpronësinë që kishin dhe baxhanaku im që ka kryer blerjen preferoi ngaqë i ka llogaritë të formës së vet në një situatë të caktuar, e bënë shitblerjen me njëra tjetrën.

Është çështje një muaj e pak ditësh që gruaja ime mendoi të përdor për likuiditetet. Besimi që kishte në institucionet bankare që në këtë periudhë kohore bëri të bënte blerje në këtë mënyrë.

Unë mund të kisha më shumë para në shtëpi nga kursimet e mia, nga puna ime si mjek për 12 vjet jashtë vendit, i kemi sjellë paratë cash në vendin tonë, pasi nuk donim të paguanim tarifa bankare shumë të kripura”, tha mjeku.

Prifti ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili më herët foli për një mjek të arrestuar.

“Deklaratat e tij duhet t’i komentojë publiku. Nëse nuk ka qenë në dijeni apo ka qenë një lapsus, pasi besoj të institucionet ku kam kontribuar, mund të ketë qenë lapsus, ose urdhër që i ka dhënë prokurorisë. Nuk e di nëse është presion, urdhër, lapsus, këtë do e vërtetojë koha”, u shpreh Prifti.

Të fundit