Flash News

E-TJERA

735.9 miliardë lekë u miratuan për 7 minuta, çfarë parashikon buxheti 2024?

735.9 miliardë lekë u miratuan për 7 minuta, çfarë

Mazhoranca miratoi sot mes kaosit dhe tensioneve 735.9 miliardë lekë buxhet për vitin 2024 e vetme pa votat e opozitës. Nen për nen, kryeparlamentarja Lindita Nikolla kaloi projektligjin i cili prek më shumë shtresat e mesme, qytetarët.

Por, një buxheti i miratuar mes tensioneve dhe kaosit ku as vetë Nikolla nuk i dëgjonte fjalët që diktonte “pro, kundër, abstenim”, nuk supozohet të dëgjohen nga populli, ai për të cilin ky projektbuxhet u miratua.

Por, çfarë përmban buxheti i vitit 2024 ose më konkretisht ku do të shkojnë 735.9 miliardë lekë që u miratuan në 7 minuta?

Buxheti i vitit do të ketë në fokus vijimin e reformës së pagave për sektorin shtetëror me synim arritjen e pagës mesatare 900 euro. Për vitin 2024 do të shpenzohen për këtë reformë 11 miliardë lekë.

Po ashtu janë rreth 7.8 miliardë lekë që do të ndahen për pensionistët që përfshin indeksimin dhe dhënien e bonusit për fund vit.

Sa i takon bashkive, të ardhurat planifikohen në 71.1 miliardë lekë, ku 36.5 miliardë lekë është vlera e transfertës e pakushtëzuar që do të shkojë si mbështetje nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor.

Investimet publike janë planifikuar në masën 128.5 miliardë lekë, ku 7 miliardë lekë janë të dedikuara për procesin e rindërtimit për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019.

Nuk mungojnë as PPP-të dhe koncesionet për vitin e ardhshëm që janë planifikuar në masën 14,2 miliardë lekë.

Të fundit