Flash News

E-TJERA

Afera Rama-McGonigal/ Bardhi: Të hënën do çoj fakte të reja në SPAK

Afera Rama-McGonigal/ Bardhi: Të hënën do çoj fakte

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të dhënave të reja nga DASH lidhur me aferën Rama-McGonigal.

Në nj1ë postim në rrjete sociale, Bardhi e ka cilësuar dosjen një ‘këmbanë alarmi’ për SPAK dhe ky i fundit nuk mund të rrijë në heshtje. 

Bardhi thotë se si kallëzues zyrtar i çështjes, të hënën do të dorëzojë në SPAK informacionin e ri të publikuar nga autoritetet amerikane, me qëllim që dosja, sipas tij, të mos mbetet më ‘nën pluhur’ në Shqipëri.

Postimi i Bardhit

Publikimi i dosjes me të dhëna të reja për aferën Rama-McGonigal nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, është më së shumti një këmbanë alarmi për Prokurorinë e Posaçme se kjo çështje nuk do mund të lihet kurrë në harresë.

Si kallëzues i kësaj afere në SPAK, të hënën do t'i paraqes zyrtarisht prokurorëve të posaçëm të dhënat e reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, me shpresën se ky zhvillim i ri atje do të heq pluhurin nga dosja penale në Shqipëri.

Gjithashtu, në përputhje me të drejtat që më njeh ligji procedural penal, do të rikërkoj informacion mbi hetimin e kësaj çështje dhe veprimeve hetimore që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe, duke shpresuar se këtë herë SPAK nuk do të më ndalojë me vendim publikimin e informacionit. Qytetarët kanë të drejtë të kenë transparencë të plotë mbi këtë hetim dhe ecurinë e tij. Askush nuk mund të trajtohet si i paprekshëm dhe mbi ligjin.

Të fundit