Flash News

E-TJERA

Agjentët e BKH kontrolle në banesën e drejtorit të Ujësjellësit në Elbasan

Agjentët e BKH kontrolle në banesën e drejtorit të

Me kërkesë të Prokurorisë, agjentët kanë zbarkuar në banesën e drejtorit të Ujësjellësit, Luan Tabakut në Elbasan.

Po ashtu, agjentët e BKH kanë ushtruar që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kontrolle të imtësishme në zyrat qëndrore të një biznesi të madh në Elbasan në fushën e ndërtimeve dhe jo vetëm.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë zbarkuar që në orën 06:30 në këtë qytet ku kanë sekuestruar fillimisht pas hapjes së zyrave celularët e punonjësve.

 Me urdhër të prokurorit, agjentët kanë mbajtur procesverbal dhe kanë sekuestruar dosje, kompjutera dhe aparate celularë të biznesit i cili rezulton se ka lidhje me hetimin dhe kontrollet që janë zhvilluar kohët e fundit për korrupsion kryesisht në disa bashki të Qarkut të Elbasanit.

Raportohet se biznesi në të cilin janë kryer kontrolle është në pronësi të personave pranë Suel Çelës.

Kompania e kontrolluar rezulton se ka përfituar tendera të shumtë, disa prej të cilëve të dyshuar në mënyrë të paligjshme nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit.

Të fundit