Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj është larguar në mbrëmje nga zyrat e biznesit të saj në Sky Toëer në kryeqytet, ku ndodhet Qendra Harabel, një fondacion me objekt promovimin e artit e themeluar nga ajo vetë.
Siç duket, pas disa orësh ajo largohet me automjet nga parkimi i galerisë duke shmangur kështu edhe përballjen me kamerat dhe median.
Kujtojmë se me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan sot kontrolle në zyrat e kompanisë së Xoxës, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.
Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliaj. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal".
Ndaj Veliaj ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish drejtorë të Bashkisë.