Flash News


E-TJERA

Aksident i rëndë në Kroaci, autobusi me targa shqiptare përmbyset

Aksident i rëndë në Kroaci, autobusi me targa shqiptare

Një aksident ka ndodhur në Kroaci, ku një autobus është përmbysur dhe si pasojë ka humbur jetën një person dhe disa të tjerë janë plagosur.

Sipas mediave vendase aksidenti ka ndodhur kur një shtetas shqiptar i moshës 58-vjeçare ishte duke drejtuar një autobus me shenja kombëtare shqiptare dhe për arsye të panjohura është kthyer djathtas, ka përplasur një gardh dhe është përmbysur në anën e majtë.

Sipas policisë, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi. Siç konfirmohet nga OKC Ličko-Senjske, hetimi është ende në vazhdim.

Të plagosurit u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac.

Të fundit